E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet se sa pritet të zgjasë protesta e opozitës
Lajme

Zbulohet se sa pritet të zgjasë protesta e opozitës

Këtë të hënë, opozita ka thirrur një protestë kombëtare përpara Kryeministrisë, pas një serie skandalesh të vazhdueshme që kanë shoqëruar qeverinë Rama.

Sipas njoftimeve, në terren do të jenë të angazhuara më shumë se 1,300 forca policore, përfshirë Forcat e Rendit, Forcat Shqiponja, si dhe agjentë civilë. Në gatishmëri do të jenë edhe 5 autobotë uji dhe dhjetëra civilë që do të monitorojnë situatën.

Partia Demokratike ka vendosur që protesta të nisë në orën 18:00, ndërsa Policia e Shtetit ka dhënë leje për një afat tre-orësh, duke vendosur orarin nga 18:00 deri në 21:00.

Më herët, Policia njoftoi edhe devijimin e trafikut që fillon nga ora 14:00, për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin e automjeteve gjatë zhvillimit të protestës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.