Zbulohet skema e banorëve për të marrë informacione nga jashtë
Paralajmërimi i fortë nga Arbana Osmani
Pjesëmarrësit e Ferma VIP dyshohet se kanë gjetur një mënyrë për të anashkaluar rregullat e izolimit, duke siguruar informacione mbi perceptimin e publikut jashtë formatit.
Sipas burimeve, disa prej banorëve kanë bërë marrëveshje paraprake me familjarët e tyre përpara hyrjes në program, duke përdorur ngjyrat e veshjeve si kode komunikimi. Këto sinjale shërbejnë për t’i orientuar mbi ecurinë e tyre në lojë dhe për t’i ndihmuar të përshtasin strategjinë.
Kjo praktikë është vënë re dhe është adresuar publikisht nga drejtuesja e programit, Arbana Osmani, gjatë transmetimit të fundit.
Ajo konfirmoi se produksioni është në dijeni të kësaj skeme dhe paralajmëroi se do të ndërmerren masa konkrete për të ndaluar çdo formë komunikimi të fshehtë që cenon integritetin e garës.
Mbetet për t’u parë se si do të reflektohen këto masa në dinamikën e lojës dhe në marrëdhëniet mes banorëve në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



