E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet vendimi i ERE: Qytetarët do të paguajnë sipas farurave të muajit të kaluar
Publik News

Zbulohet vendimi i ERE: Qytetarët do të paguajnë sipas farurave të muajit të kaluar

Abonentët familjarë dhe bizneset do të faturohen në bazë të leximeve të muajve të vitit të kaluar, gjatë gjithë muajve që do të zgjasë pandemia e koronavirusit.

Kjo pasi punonjësit e OSHEE e kanë të pamundur që të bëjnë leximin e matësave në terren.

faturim-770x433

Sipas vendimit, qytetarët do të paguajnë për muajin mars, aq sa kanë paguar marsin e vitit të kaluar dhe në muajt e ardhshëm do të bëhet zbritja ose shtimi i parave.

Ardian Çela drejtori i OSHEE, ka sqaruar per Oranews se për muajin mars, për shkak të situatën nuk ka qenë e mundur që të lexon të gjithë matësit e energjisë elektrike. Ai tha se në vend janë 400 mijë abonentë të cilëve nuk u është lexuar fizikisht matësi dhe u është bërë faturë referuese me muajin mars 2019.

Çela: ERRE mori një vendim në mars, aty ku është e pamundur që të lexohet matësi të behet faturimi me vlerë referuese me të njëjtit muaj me një vit më parë. Unë dua të them që nga 1.2 mln abonentë, arritëm të lexojmë 800 mijë dhe për 400 mijë abonentë u bë leximi referues. Këto janë abonentë privatë dhe familjarë. Për abonentët privatë, biznese, duke parasysh që në 15 mars kanë pushuar së vepruari aktivitetin e tyre, kemi marrë vlerën referuese të muajit mars 2019, duke pjesëtuar me 14 ditë, pra e kemi llogaritur për 14 ditë. Ndërsa për familjarët kemi marrë vlerat referuese të muajit mardh dhe kemi shkuar në shtëpi apo biznese duke thënë që është faturë referuese apo me lexim.

Në vendimin i cili është botuar edhe në fletoren zyrtare, thuhet se bordi i ERE-s VENDOSI:

1. Të miratojë modalitetet e faturimit të energjisë elektrike, gjatë periudhës së zbatimit të aktit normativ të Këshillit të Ministrave nr.8, datë , 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr.3, datë 15.03.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të vecanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid – 19”, të ndryshuar si dhe VKM nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e fatkeqësisë natyrore” si më poshtë :

2. Faturimin e klientëve të energjisë elektrike duke filluar që nga cikli i leximit të muajit Mars 2020 përgjatë kohëzgjatjes së fuqisë juridike të akteve normative të Këshillit të Ministrave në lidhje me përhapjen e COVID – 19 si dhe VKM nr. 243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e fatkeqësisë
natyrore”, sipas përcaktimeve të mëposhtëme:

oshee

2.1. Të gjithë klientët aktivë të kategorisë familjare për të cilët është e pamundur aksesimi i sistemit të matjes, do të faturohen me vlerë referuese zëvendësuese me të njëjtin konsum të muajit mars 2019 dhe në vijim me muajt respektivë të 2019 përjashtuar klientët si më poshtë:

a. Që kanë faturim 0 kWh në 3 muajt e fundit e më parë.

b. Kanë ankesë për mbifaturim të energjisë elektrike për muajt për të cilët do të përdoret referenca

c. Kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike në proces, kjo nuk heq detyrimin e OSSH për vazhdimin e procedurës së pezullimit/mbylljes së kontratave sipas legjislacionit në fuqi.

2.2 Për kontratat e furnizimit me energji elektrike që nuk kanë faturime të muajit referues të vitit të mëparshëm të konsumit me matje të energjisë elektrike, faturimi me vlera referuese të bëhet bazuar në mesataren e konsumit me matje të energjisë elektrike, të rregjistruar gjatë vitit të fundit në sistemin e faturimit.

2.3 Të gjithë klientët aktivë të kategorisë jo-familjarë për të cilët është i pamundur aksesimi i sistemit të matjes, do të faturohen me të njëjtin konsum të muajit mars 2019 dhe në vijim me muajt respektivë të vitit 2019, përjashtuar klientët si më poshtë:

a. Që kanë faturim 0 kWh në 3 muajt e fundit e më parë.
b. Kanë ankesë për mbifaturim të energjisë elektrike për muajt për të cilët do të përdoret referenca
c. Kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike në proces, kjo nuk heq detyrimin e OSSH për vazhdimin e procedurës së pezullimit/mbylljes së kontratave sipas legjislacionit në fuqi.

2.4 Për kontratat e furnizimit me energji elektrike që nuk kanë faturime të muajit referues të vitit të mëparshëm të konsumit me matje të energjisë elektrike, faturimi me vlera referuese të bëhet bazuar në mesataren e konsumit me matje të energjisë elektrike, të regjistruar gjatë vitit të fundit në sistemin e faturimit.

2.5 Të gjithë klientët e kategorisë jo-familjare të cilët sipas përcaktimeve të akteve normative që lidhen me COVID – 19, rezultojnë të ndaluar për të ushtruar aktivitetin,sipas publikimeve të Drejtorisë së Tatimeve apo organeve të tjera të evidentuara ngaAktet Normative, të faturohen për muajin mars 2020 vetëm për një periudhë 15 ditore.

Për muajt në vijim të faturohen në bazë të ditëve që do të rrezultojnë me aktivitet.

2.6 Për të gjithë klientët me matje on line procesi i faturimit të vazhdojë i
pandryshueshëm.

3 Faturimi i Konsumit i ambjenteve të përbashkëta të vazhdojë i njëjtë për të gjithë kategoritë e klientëve që ju ofrohet ky shërbim.

4 Faturimin e tarifës së shërbimit 240 lekë (përfshirë TVSH) për të gjithë klientët familjarë dhe jo familjarë me konsum 0 kWh.

5 Për klientët me matës të dëmtuar (që kanë rezultuar gjatë faturimit të muajit dhjetor 2019 – shkurt 2020) të vazhdojë faturimi me vlerë referuese sipas këtij vendimi deri në rikthimin e plotë të aktiviteteve.

6 Kur klienti dokumenton mos-konsumim të energjisë elektrike gjatë periudhës së faturimit objekt i këtij vendimi OSSH është e detyruar të bëjë leximin dhe verifikimin e matësit për këta klientë. Fshu do të faturoje këta klientë në baze të leximeve me matje.

7 Diferencat që do të rezultojnë ndërmjet faturimit me vlerë referuese zëvendësuese sipas këtij vendimi dhe vlerës reale të konsumit do të sistemohen brenda muajit të parë te përfundimit të afateve kohore të akteve normative të sipërpërmendura.

8 Raportimin në ERE të gjithë ankesave të klientëve që do të rezultojnë nga aplikimi i kësaj mënyre faturimi, dhe zgjidhjen e tyre brenda një periudhe 10 ditore nga regjistrimi i ankesës duke mbajtur në kosnideratë kushtin e pranimit të ankesave online dhe në sportelet e kujdesit të klientit vetëm sipas rregullave të percaktuara sipas protokollit të Organizatës Botërore të
Shëndetësisë, planit të masave të ndërmarra në vendin tonë për ndalimin e përhapjes së pandemisë si dhe akteve normative për ruajtjen e distancave ndërmjet personave.

9 Pezullimin e përkohshëm të pikes 2, të Vendimit të ERE-s Nr.181/2016 “Për disa ndryshime në vendimin nr.104 datë 23.06.2016 të bordit të ERE, “Mbi përcaktimin e metodologjisë së vlerave referuese në rast se të dhënat e matjes janë përkohësisht të ëpadisponueshme dhe të paarritëshme si dhe mbi shfuqizimin e vendimeve të ERE nr.49, datë 21.10.2004 dhe nr 146
datë 24.12.2013”

10 OSSH të marrë të gjitha masat për publikimin e këtij vendimi në faqen e internetit të shoqërisë si dhe në median elektronike e të shkruar për sa ështe e mundur.

11 Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm të njoftojë palët e interesit për këtë vendimmarrje si dhe të ndjekë ecurinë e zbatimit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.