Zëdhënësi i DASH flet për vizitën e Blinken në Tiranë: Shqipëria partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria është partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës, tha një ditë para vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Në një konferencë për mediat ka dhënë disa detaje në lidhje me agjendën e zyrtarit të lartë amerikan.
“Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitetit dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



