E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëdhënësi i DASH: SHBA e zhgënjyer nga dêshtimi i negociatave, Kurti dhe Vuçiç të mos rrezikojnë paqen e fituar me dekada
Lajme

Zëdhënësi i DASH: SHBA e zhgënjyer nga dêshtimi i negociatave, Kurti dhe Vuçiç të mos rrezikojnë paqen e fituar me dekada

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price, ka deklaruar se SHBA është e zhgënjyer me liderët e Kosovës dhe Serbisë, pas dështimit të negociatave në Bruksel.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të DASH-it, Price bëri thirrje që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç të bashkëpunojnë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borell dhe përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis.

““Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë”, thuhet në deklaratë.

Më tej DASH shton se Kurti dhe Vuçiç do të duhet të bëjnë lëshime për të siguaruar paqen e fituar me dekada të vështira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.