E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Gruaja e Bilalit do të mbrohet nga vajzat me mimoza në duar
Publik News

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Gruaja e Bilalit do të mbrohet nga vajzat me mimoza në duar

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Ilir Meta i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ‘thumboi’ kreun e shtetit gjatë Kongresit të PS.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai ironizon Ramën dhe shprehet se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, në Kryeministri do të jetë më e sigurta në 2 mars, pasi do të mbrohet nga vajza dhe gra.

Blushi nuk kursen as nofkën ‘gruaja e Bilalit’ dhe e këshillon Ramën që mos të mobilizojë policët në tubim, por t’i dërgojë ata të kapin tonelatat e drogës.

Kujtojmë që kryeministri tha ditën e sotme se më 2 mars nuk do të ndodh Besëlidhja e Dytë e Lezhës.

Status i plotë:

Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve.

E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar.

Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.