E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zegjineja e quajti bukurosh, Balliu s’ia përton: E do numrin?
Lajme

Zegjineja e quajti bukurosh, Balliu s’ia përton: E do numrin?

Momente humori dhe tensioni në të njëjtën kohë gjatë seancës maratonë të Kuvendit, që ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit.
Deputetja socialiste Zegjine Çaushi dhe deputeti demokrat Klevis Balliu shkëmbyen replika të forta, që sollën të qeshura mes kolegëve në sallë.

Gjatë fjalës së saj, Çaushi e cilësoi Balliun “bukurosh” dhe e akuzoi se vinte “nga një familje hajdutësh”.
Kaq mjaftoi që Balliu t’i përgjigjej me batutë nga vendi: “E do numrin?”, duke shkaktuar të qeshura në sallën plenare.

Pjesë nga debati:
Zegjine Çaushi: “Dëgjova këtë bukuroshin që foli për administratën publike.”
Klevis Balliu: “E do numrin?”
Çaushi: “E si mund të dalë këtu një bukurosh si ky që flet për administratën… Ti je i fundit që mund të flasësh për korrupsionin. Ti, përveçse vjen nga fis i bukur, vjen edhe nga një familje hajdutësh, madje hajdutësh të rrugëve!”

Deputetja socialiste vijoi më pas me akuza ndaj familjarëve të Balliut për përfitime në kohën e qeverisë së mëparshme, ndërsa ky i fundit iu përgjigj:
“Edhe ty mund të të ktheja të njëjtën përgjigje si shoqes tate, por nuk ka doktor që të merr përsipër.”

Përplasja e tyre u shoqërua me të qeshura dhe duartrokitje nga disa prej deputetëve të pranishëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.