E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky dënon sulmet ruse në Ukrainë: Kjo tregojnë se Rusia nuk e do paqen
Lajme

Zelensky dënon sulmet ruse në Ukrainë: Kjo tregojnë se Rusia nuk e do paqen

Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sulmet e Rusisë në Ukrainë tregojnë se “ata nuk po mendojnë se si t’i japin fund luftës”.

Presidenti ukrainas e përshkroi sulmin në Dobropillia si “një nga sulmet më brutale” dhe tha se ishte “planifikuar me kujdes për të shkaktuar dëme maksimale”.

Në fjalimin e tij të natës, Zelensky raportoi  se një punonjës i shërbimit të urgjencës shtetërore ishte në mesin e 11 të vrarëve.

“Rusia vazhdon të dëshmojë me mizorinë e saj, ditë pas dite se asgjë nuk ka ndryshuar për ta në Moskë. Ata nuk po mendojnë se si t’i japin fund luftës, por si të shkatërrojnë dhe kapin më shumë ndërsa bota i lejon të vazhdojnë,” tha ai.

Lideri ukrainas  shprehu mirënjohjen e tij për liderët dhe diplomatët që kanë dënuar sulmet ruse dhe “i quajnë gjërat me emrat e tyre të vërtetë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.