E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky duartrokitet  në kongresin amerikan: Bombardohemi nga qielli çdo ditë por nuk kemi ndërmend të dorëzohemi
Lajme

Zelensky duartrokitet në kongresin amerikan: Bombardohemi nga qielli çdo ditë por nuk kemi ndërmend të dorëzohemi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka mbajtur fjalën e tij në kongresin e SHBA. Në fillim të fjalimit Zelenksy u prit me ovacione të vazhdueshme.

Në lidhje nga Kievi, Zelensky u shpreh se qyteti i tij është çdo ditë nën sulm raketore dhe ajrore por nuk do të dorëzohet. “Nuk e kemi menduar këtë për asnjë sekondë”, thekson ai.

“Kjo është një ofensivë brutale kundër vlerave tona. Rusia jo vetëm që e ka sulmuar vendin tim. Ai ka ndërmarrë një ofensivë brutale kundër vlerave tona”.

Zelensky ka kujtuar luftën e dytë bpotërore dhe 11 shtatorin për të bërë krahasimin me situatën në Ukrainë ku po sulmohen njerëz të pafajshëm. “Rusia e ka kthyer qiellin e Ukrainës në një burim për vdekje”.

Ai kërkon avionë për të mbrojtur lirinë e Ukrainës.  “Anëtarët e NATO-s deri më tani kanë refuzuar të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, duke argumentuar se kjo do të rrezikonte një përshkallëzim me Rusinë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.