E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky: Evakuimi i civilëve nga Mariupoli vijon nesër. Rusia po tenton të na shfarosë por në fund nuk do të fitojë asgjë
Lajme

Zelensky: Evakuimi i civilëve nga Mariupoli vijon nesër. Rusia po tenton të na shfarosë por në fund nuk do të fitojë asgjë

“Sot, për herë të parë në të gjitha ditët e luftës, ky korridor jetik filloi të funksionojë. Për herë të parë pati dy ditë armëpushim të vërtetë në këtë territor”, u shpreh Zelensky.

ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të evakuuar njerëzit tanë nga Azovstali dhe Mariupoli. Organizimi i korridoreve të tilla humanitare është një nga elementët e procesit të negociatave edhe pse shumë kompleks. Por sado e vështirë që ka qenë më shumë se 350 mijë  njerëz u shpëtuan nga zonat e luftës. Sot, trupat ruse vazhduan të sulmojnë territorin e shtetit tonë. Objektivat që ata zgjedhin vërtetojnë edhe një herë se lufta kundër Ukrainës është një luftë shfarosëse.. Ata kishin në shënjestër magazinat e ndërmarrjeve bujqësore. Depoja e drithit u shkatërrua. Është bombarduar edhe magazina me plehra. Ata vazhduan me sulmet ndaj lagjeve të banuara në rajonin e Kharkiv, Donbas etj. Ata po grumbullojnë forca në jug të vendit në përpjekje për të sulmuar qytetet dhe komunitetet tona në rajonin e Dnipropetrovsk. Cili mund të jetë suksesi strategjik i Rusisë në këtë luftë? Sinqerisht, nuk e di. Jetët e shkatërruara të njerëzve dhe pronat e djegura ose të vjedhura nuk do t’i japin asgjë Rusisë. Kjo vetëm do të rrisë toksicitetin e shtetit rus dhe numrin e vendeve që do të punojnë për të izoluar Rusinë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.