E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky kritikon mosndërhyrjen e NATO-s: Po tregoheni të dobët
Bota

Zelensky kritikon mosndërhyrjen e NATO-s: Po tregoheni të dobët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kritikuar vendimin e NATO-s për të mos vendosur Ukrainën zonë të ndalimi-fluturimit ndaj Rusisë.  “NATO ka vendosur qëllimisht të mos mbulojë qiejt e Ukrainës”, tha Zelensky në një komunikim mbrëmjen e sotme

“Ne besojmë se vendet e NATO-s kanë krijuar një narrativë se mbyllja e qiellit të Ukrainës do të provokonte agresionin e drejtpërdrejtë të Rusisë kundër NATO-s. Kjo është vetëhipnoza e atyre që janë të dobët, të pasigurt, pavarësisht se ata posedojnë armë shumë herë më të forta se ne”, është shprehur ai.

Më herët Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se krijimi i një zone të ndalim-fluturimit në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO mund të çojë në një “luftë të plotë në Evropë”. Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë me aleatët e tij për t’u siguruar ukrainasve mjetet për t’u mbrojtur nga agresioni rus. Ndërsa shefi i NATO-s tha të premten se një zonë e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë nuk është një opsion që po shqyrtohet nga aleanca. Të enjten presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel deklaroi zbatimi i kësaj kërkese është një vendim që i përket  NATO-s, por do të rrezikonte globin nga një Luftë e Tretë Botërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.