E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky paralajmëron botën: Të gjithë duhet të shqetësohen, Rusia mund të përdorë armë bërthamore
Lajme

Zelensky paralajmëron botën: Të gjithë duhet të shqetësohen, Rusia mund të përdorë armë bërthamore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se bota duhet të përgatitet, pasi siç u shpreh ai, Rusia mund të përdorë armë bërthamore.

Në një intervistë për CNN, ai u shpreh se bota duhet marrë masa për të siguruar rezerva të ilaçeve kundër rrezatimit si dhe të ndërtojë strehime për tu mbrojtur nga sulmet ajrore.

“Jo vetëm unë – e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë, por mund të jetë i vërtetë”, tha Zelensky.

“Ne nuk duhet të presim momentin kur Rusia të vendosë të përdorë armët bërthamore. Ne duhet të përgatitemi për këtë gjë, duke bërë gati vend strehimet, duke siguruar ilaçet kundër rrezatimeve të rrezikshme nga përdorimi i këtyre armëve. Por ju gjithashtu duhet të flisni me pushtuesit, të nënshkruani dokumente dhe të bëni presion mbi ekonominë e tyre. Ata mund të përdorin çdo armë, jam i sigurt, dhe ju nuk mund t’u besoni atyre”, tha Zelensky

Moska ka thënë se do të përdorë një armë bërthamore në Ukrainë në rast të një “kërcënimi ekzistencial” kundër Rusisë, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë të fundit për CNN.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.