Zelensky thirrje botës: Shpallni Rusinë shtet terrorist
Sulmi i së enjtes në Vinnytsia, një qytet me 370,000 banorë që ndodhet rreth 200 km në jugperëndim të kryeqytetit, u krye nga raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi.
Presidenti Zelensky bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Kremlinit dhe tha se numri i të vdekurve në Vinnytsia mund të rritet.
“Për fat të keq, këto nuk janë shifrat përfundimtare. Dhjetëra persona janë të zhdukur. Në mesin e atyre që trajtohen ka të lënduar rëndë”, tha ai.
Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës tha se tre fëmijë, përfshirë një vajzë 4-vjeçare të quajtur Lisa, u vranë në sulmin e së enjtes.
71 të tjerë janë të shtruar në spital dhe 29 të tjerë janë të zhdukur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



