E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky zbulon shtetin ku mund të bëhen negociatat me Rusinë: Herët ose vonë do të nisin bisedimet në…
Lajme

Zelensky zbulon shtetin ku mund të bëhen negociatat me Rusinë: Herët ose vonë do të nisin bisedimet në…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Izraeli është duke bërë përpjekje për të ndërmjetësuar bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë. Si pasojë, në të ardhmen mund të jetë vendi i negociatave të nivelit të lartë.

“Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett është duke tentuar të gjejë zgjidhje për mbajtje të bisedimeve”, ka thënë Zelensky përmes një videomesazhi, i cili ka shtuar:  “Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, dhe herët apo vonë ne do të nisim bisedimet me Rusinë, me mundësi në Jerusalem”.

Presidenti i Ukrainës është shprehur gjithashtu se “ky është vendi i duhur për të gjetur paqe, nëse është e mundshme”.

Komentet e Zelenskyt kanë ardhur pasi ai i është adresuar Parlamentit të Izraelit – përmes nje videomesazhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.