Zemra e Shqipërisë është Kosova/ Qytetarët protestojnë pas reagimeve të Ramës për situatën në Kosovë
Grupi i qytetarëve që janë mbledhur para kryeministrisë pas tensioneve në veri të Kosovës po kërkon më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.
Ata shpalosin flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës dhe shprehin dëshirën për bashkim kombëtar. Protestuesit përdorin sloganet “Duam bashkimin e kombit” dhe “F**k traktati i Lozanës, Londrës dhe Berinit” për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Kërkesa kryesore e protestuesve ndaj qeverisë shqiptare është që të jetë në krah të Kosovës dhe të tregojë më shumë angazhim.

Ata kërkojnë që të mos anulohet takimi midis dy qeverive dhe kundërshtojnë vendosjen e sanksioneve. Protestuesit valvisin flamujt e Kosovës, Shqipërisë, SHBA-ve dhe BE-së dhe bëjnë thirrje për situatën në veri të Kosovës. Në protestë pritet të dëgjohen muzika dhe këngë patriote, ndërsa mund të ketë edhe pjesëmarrje të shqiptarëve nga Kosova.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



