Zgjedhet në Kosovë/Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm
Menjëherë pas përfundmit të procesit të votimit, ka nisur numërimi i votave të hedhura nga qytetarët për përfaqësuesit e vendit në parlament.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 88.04% e votave.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosjekryeson me 41.29% apo 306,556 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83% apo 162,033 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovësme 17.75% apo 131,798 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.68% të votave, ose 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96%, apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka siguruar 2.31%, ose 17,174 vota.
Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet tjera priten në orët në vijim. KQZ ka njoftuar se në procesin e votimit që u mbajt më 9 shkurt, morën pjesë 799 mijë e 954 e qytetarëve apo 40.59%.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.
Të dhënat e publikuara nga KQZ:
Lëvizja VETËVENDOSJE!
258020 vota ose 41.99 %
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK
139357 vota ose 22.68 %
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK
109986 vota ose 17.90 %
AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS
NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, KONSERVATORËT, INTELEKTUALË
46434 vota ose 7.56 %
SRPSKA LISTA
18313 ose 2.98 %
Koalicioni për Familje
14094 vota ose 2.29 %

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



