E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhja e Kryeprokurores/ Sonila Meço debat me ish-gruan e Ramës
Lajme

Zgjedhja e Kryeprokurores/ Sonila Meço debat me ish-gruan e Ramës

Pas zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku dhe deklaratës së  ambasadës amerikane në Tiranë pro vendimit të marrë nga maxhoranca, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar aktivistja e shoqërisë civile, Dalina Fico, njëherësh ish-bashkëshorte e kryeministrit Edi Rama. Teksa ka etiketuar në postimin e saj dhe gazetaren Sonila Meço, aktivistja del hapur pro votimit të PPP, që sipas saj është në të njëjtin linjë me BE-në.

Ajo që u vu re është se reagimi i Ficos nuk është pritur mirë nga gazetarja Meço e cila e ka quajtur këtë proces asgjë më shumë sesa një shkelje e Kushtetutës.

“Lojra fjalesh po ben derisa une te them se kushtetuta eshte shkelur. Ky eshte argumenti im i vetem”, shkruan Meço.

Ndërsa Fico ka vijuar të thotë se reforma në drejtësi është kusht për të hyrë në BE dhe për aq kohë sa BE e mbështet, për të është hap i drejtë i qeverisë shqiptare.

“Lexoj qe BE thote haptas se kjo reforme eshte kusht per te hyre ne BE; lexoj edhe qe qeveria, deri me tani, ka ndjekur pike per pike kursin qe kane aprovuar BE dhe SHBA per reformen ne drejtesi”-deklaroi Fico.

Debati i gazetares Sonila Meço dhe koleges së saj Dalina Fico, ka vijuar edhe me “sulme” personale.

“Eja dhe debatojme, se po nise me shenjestrime konspirative, une nuk e vijoj debatin. Eshte mungese e theksuar logjike dhe etike”, – shkruan Meço.

Në fund të debatit që të dy debatueset kanë “ulur gjakrat”, teksa i drejtohen njëra-tjetrës duke i thënë: “Të du fort”.

Më poshtë do të gjeni debatin e plotë:

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.