E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e 2025, diskutim për listat e përbashkëta mes PD dhe PL
Lajme

Zgjedhjet e 2025, diskutim për listat e përbashkëta mes PD dhe PL

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi mbi strategjinë për zgjedhjet e vitit 2025. Dy aleatët opozitarë po shqyrtojnë modalitetet e përbërjes së listave zgjedhore, për të përcaktuar se sa kandidatë të Partisë së Lirisë do të përfshihen në listat e PD-së.

Në një deklaratë të bërë disa ditë më parë, Ilir Meta shprehu publikisht synimin e tij për të kandiduar në qarkun e Tiranës, duke konfirmuar angazhimin e tij për zgjedhjet e ardhshme. Pritet që javën e ardhshme të zhvillohet një tjetër takim mes përfaqësuesve të PD-së dhe PL-së, për të finalizuar marrëveshjen e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.