Zgjedhjet e 25 prillit/ Marku: PD duhet të nisë protestat anti-qeveritare
Gjatë intervistës në “Log” Mark Marku tha se pas vjedhjes së votave në 25 prill Partia Demokratike duhet të kishte organizuar protesta.
“Absolutisht në momentin që shkelet një proces i rëndësishëm si zgjedhjet, do të duhet që të kishte protesta. PD nuk organizoi protesta, por si nuk dolën qytetarë që të protestonin që u është vjedhur vota? Nuk është mirë të shuash shpirtin e protestës. Protesta 100 herë më të dhunshme bëhen, në SHBA pushtuan Kongresin. Qëndrimi kritik apo i ashpër ndaj PD nuk ka lidhje me protestat”.
Ndërsa, ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli shkoi edhe më larg duke u shprehur se po të jetë nevoja duhet të bëhen edhe protesta të dhunshme kundër qeverisë.
“Po qe nevoja edhe dhunshëm në protestë” ndërsa “pjesën e atyre që shitën votën unë i quaj dezertorë”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



