E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e pjesshme, Meta: I gatshëm të shpall datën!
Publik News

Zgjedhjet e pjesshme, Meta: I gatshëm të shpall datën!

Nëse Gjykata Kushtetuese do i njihte si të vlefshme zgjedhjet e 2019 do e çoja çështjen deri në Strasburg

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka deklaruar se është i gatshëm të shpallë datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

I ftuar në “Syri Tv”, ai tha se [për të zgjedhjet e 2019 ishin antikushtetuese, duke shtuar se nëse Gjykata Kushtetuese do i shpallte si kushtetuese, atëherë do e çonte çështjen deri në Strasburg.

Ai ta më tej se si president është i detyruar nga Kushtetuta, për të shpallur një datë zgjedhjes për bashkitë e mbetura në kryetar.

“Shpallja e datës së pjesshme të zgjedhjeve vendore, nuk ka lidhje me z.Basha dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë. Jam krenar qe ne lidhje me zgjedhjet vendore kam shmangur nje përplasje mes demokrateve dhe socialisteve ne 8 qershor 2019.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ne vleresimin tim ishin antikushtetuese. Ne rast se Gjykata Kushtetuese do i shpallte kushtetuese une do e coja vendimin ne Gjykaten e Strasburgut. Por une kurre nuk e kam pritur nje mosvendim te Gjykates Kushtetuese sic edhe ndodhi. Unë kurrë nuk kam pritur si President, këtë vendim i cili është mosvendim nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet vendore në vend. Në zbatim të Kushtetutës , unë si President jam i detyruar të shpall një datë zgjedhjesh për bashkitë e mbetura pa kryetar”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.