Zgjedhjet/ Kërcet sherri në Kosovë, ndërhyn policia (VIDEO)
Një përleshje ka ndodhur gjatë procesit të votimit në Gjilan, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës. Ngjarja u regjistrua në një qendër votimi në fshatin Zhegër, konkretisht në shkollën “Agim Ramadani”.
Sipas raporteve të mediave lokale, bëhet fjalë për një përplasje fizike dhe verbale mes disa personave, e cila shqetësoi banorët dhe vëzhguesit në vendngjarje. Menjëherë pas incidentit, policia mbërriti në vend dhe ndërhyri për të neutralizuar situatën, duke rikthyer qetësinë dhe sigurinë në zonën e votimit.
Menaxheri i qendrës, Rrahman Agushi, nuk dha detaje lidhur me shkaqet e përplasjeve, por theksoi se situata është normalizuar dhe procesi i votimit po zhvillohet pa probleme.
Në këto zgjedhje, kryeministri Albin Kurti u paraqit gjithashtu për të votuar, duke shprehur shpresën që pjesëmarrja e qytetarëve të jetë masive.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



