Zgjedhjet lokale, Celibashi del me deklaratën e rëndësishme
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në vend.
Celibashi deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përgatitjet për organizimin e këtij procesi.
Ai garantoi se KQZ do të sigurojë një proces të ndershëm dhe transparent për të gjitha palët e përfshira.
Më tej, kreu i KQZ u ndal edhe te raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke theksuar se të gjithë aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor duhet të reflektojnë mbi rekomandimet që do të paraqesë misioni i OSBE-së.
“Zgjedhjet e ardhshme për 5 ose 6 bashkitë, se Tirana nuk dihet si do shkojë, sa i përket KQZ kemi filluar përgatitjet për këtë proces. Do ta ofrojmë mundësinë që ai proces të jetë i ndershëm për të gjitha palët.
Gjithsekush që lidhet me zgjedhjet, qeveria, opozita, policia të reflektojnë për atë që do të përmbajë raporti i OSBE-ODIHR”, tha Celibashi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



