E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në SHBA, Trump akuza: Jemi lart, por ata po përpiqen t’i vjedhin; I kundërpërgjigjet Biden: U takon votuesve të shpallin fituesin
Bota

Zgjedhjet në SHBA, Trump akuza: Jemi lart, por ata po përpiqen t’i vjedhin; I kundërpërgjigjet Biden: U takon votuesve të shpallin fituesin

Zgjedhjet që po zhvillohen në SHBA nuk po kalojnë pa debate, në orët e fundit të numërimit të votave në shtetet amerikane. Kandidati republikan Donald Trump ka akuzuaqr kundërshtarët se ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet.

“Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen Sondazhet! Unë do të bëj një deklaratë sonte. Një fitore e madhe”, shkruan Trump.

Menjëherë, kësaj deklarate i është përgjigjur kandidati demokrat Joe Biden, i cili ka thënë se fituesin e shpallin votuesit. “Nuk më takon mua apo Donald Trump të tregojmë fituesin. E tregojnë votuesit”, shkruan Biden.

Më tej, kandidati demokrat shprehet optimist kur thotë se është në rrugën e duhur drejt fitores. “Ndihemi mirë për vendin ku jemi. Ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje”, vijon Biden.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.