E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet për Bashkinë, zbulohen tre emrat e PD për Tiranën
Lajme

Zgjedhjet për Bashkinë, zbulohen tre emrat e PD për Tiranën

Analisti Denis Dyrnjaja ka komentuar zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke vlerësuar se Partia Demokratike ka kandidatë potencialë të fuqishëm, por jo ndër ata që janë përmendur më shpesh deri tani.

Sipas Dyrnjasë, as Jorida Tabaku dhe as Ilir Alimehmeti nuk përfaqësojnë zgjedhje të përshtatshme për të garuar kundër Ogerta Manastirliut të PS-së.

“Zonja Tabaku vuan sindromën e ‘së vërtetës së heshtur’. Edhe mbështetja që ka brenda PD-së është rezultat i një vote të orientuar. Kjo e bën të mbyllur dhe nervoze, sepse di më shumë sesa thotë publikisht. Në kushte të tilla, ajo shmang garën e hapur. Nuk e shoh si kandidate serioze për Tiranën”, u shpreh Dyrnjaja.

Ai shtoi se Ilir Alimehmeti, i cili gjithashtu ka refuzuar kandidimin, ka qenë viktimë e këtij sistemi vote të orientuar brenda partisë.

Në vend të tyre, Dyrnjaja propozoi tre figura që sipas tij kanë peshë politike dhe mbështetje në elektorat: Albana Vokshi, Edi Paloka dhe Flamur Noka.

“Këta janë politikanë me peshë reale, ndryshe nga të tjerët që spikasin vetëm sepse niveli i përgjithshëm është i dobët. Nuk kuptoj pse nuk hyjnë në garë, ndërkohë që vetë e pranojnë se kundërshtari ka probleme. Këta emra kanë vota dhe mund të jenë kandidatura të forta përballë Manastirliut”, përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.