Zgjedhjet për krerët e degëve/ Komisioni i Rithemelimit: Procesi i votimit deri në 18:00 në këto qytete!
Në deklaratë thuhet se procesi do të zgjasë nga ora 8.00 deri në 18:00 dhe në rast se në qendrat e votimit do vazhdojnë të vijnë votues, procesi do të vijojë edhe përtej këtij orari.
Komisioni u bën thirrje anëtarëve të PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”, thuhet në deklaratë
Njoftimi
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e djell, dt 17 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD.
Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:
1.Cërrik
- Patos
- Gjirokastër
- Përmet
- Këlcyrë
- Memaliaj
- Tepelenë
- Pogradec
- Kukës
- Has
- Tirana 3
- Tirana 9
- Tirana 13
- Kamëz
- Kavajë
- Vlorë
- Delvinë
- Sarandë
Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



