E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike (EMRAT)
Lajme

Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike (EMRAT)

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e tij konstituese, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e riorganizimit të strukturave drejtuese. Gjatë kësaj mbledhjeje u përzgjodhën dy prej organeve kryesore të drejtimit: Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Procesi zgjedhor u zhvillua në praninë e kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre, duke u transmetuar njëkohësisht drejtpërdrejt në media. Numërimi dhe shpallja e rezultateve përfundimtare përfunduan në orët e para të mëngjesit, ndërsa Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar bëri publik edhe rezultatin zyrtar.

Në përfundim të këtij procesi, në krye të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është zgjedhur znj. Juliana Emiri.

20 anëtarët e zgjedhur në Kryesinë e Partisë Demokratike, sipas kategorive statutore, janë si më poshtë:

Femra

  1. Eda Grimci
  2. Edith Harxhi
  3. Florjana Garo
  4. Ilda Zhulali
  5. Lili Sula
  6. Mimoza Hajdarmataj

Të rinj

  1. Andia Ulliri
  2. Desada Xhetani
  3. Fatjon Bathorja
  4. Glauk Olldashi
  5. Lorenca Hoxha
  6. Nikola Kedhi

Burra

  1. Atird Hoxha
  2. Dorjan Teliti
  3. Ervin Minarolli
  4. Fisnik Qosja
  5. Gjin Gjoni
  6. Grigels Muçollari
  7. Ilir Alimehmeti
  8. Keltis Kruja

Pas konstituimit të Kryesisë së re, pritet që ky organ të miratojë edhe përfaqësuesit e Diasporës në Këshillin Kombëtar dhe në Kryesinë e Partisë Demokratike, në përputhje me ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i PDSH-së më 30 maj 2026.

Në vijim të këtij procesi organizativ, Partia Demokratike do të kalojë në fazën e përzgjedhjes së strukturave të tjera drejtuese, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariatin dhe departamentet përkatëse, duke synuar përmbylljen e plotë të reformimit të saj të brendshëm.

Këshilli Kombëtar i sapokonstituuar reflekton qartë mesazhin kryesor të Kuvendit Kombëtar të 30 majit për hapje dhe ripërtëritje të Partisë Demokratike. Konkretisht:

  1. Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, drejtimi i Këshillit Kombëtar i besohet një gruaje, znj. Juliana Emiri, e ardhur nga shoqëria civile.
  2. Për herë të parë, 60% e anëtarëve të zgjedhur në Kryesi përbëhen nga gra, vajza dhe të rinj nën moshën 35 vjeç.
  3. Katërmbëdhjetë nga 20 anëtarët e zgjedhur janë pjesë e Kryesisë për herë të parë, duke dëshmuar për një hapje reale dhe promovim të brezit të ri drejtues.

Në përfundim, Komisioni Zgjedhor shpreh mirënjohjen për mediat që ndoqën në mënyrë të pandërprerë procesin e votimit dhe numërimit, si dhe për kandidatët dhe vëzhguesit e tyre, të cilët kontribuan në një proces të rregullt, transparent dhe të besueshëm.

Një falënderim i veçantë u drejtohet edhe kandidatëve që morën pjesë në këtë garë të brendshme, por nuk u shpallën fitues. Angazhimi dhe vlerat e tyre konsiderohen një aset i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe do të vijojnë të jenë pjesë e rëndësishme e procesit të saj të forcimit dhe ripërtëritjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.