E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“ZGJIDHJA”  e Koço Kokëdhimës mbështet protestën e opozitës
Lajme

“ZGJIDHJA” e Koço Kokëdhimës mbështet protestën e opozitës

“ZGJIDHJA” mbështet protestën e opozitës në Tiranë për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është shprehje e lirisë dhe e demokracisë që vendi ka arritur si dhe një e drejtë e garantuar në kushtetutë. Protestat që kanë si pikësynim respektimin e votës se lirë dhe të ndershme në Shqipëri ka qenë, janë dhe do të jenë kurdoherë të mirëpritura për “Zgjidhjen”. Vota e lirë është baza e një shoqërie të drejtë dhe të përparuar

Një protestë paqësore do të mund t’i tregojë mbarë botës se në Shqipëri nuk ka më vend për shthurje të rendit publik dhe  kaos. Një protestë e civilizuar sot, ashtu siç e shpresojmë dhe siç e presim, do t’ja lërë një herë e përgjithmonë historisë vitin 1997, njollën e madhe të turpit të politikës së vjetër shqiptare. Me maturinë dhe me forcën e rezultateve që ajo do të korrë paqësisht, kjo protestë ka shansin e madh historik që të bëhet një mësim për brezin e politikanëve të sotëm duke u treguar se çdo mosmarrëveshje politike mund dhe duhet ta zgjidhim me dialog dhe me mjete demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.