E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Zhduken’ nga burgu nëpërmjet një tuneli nëntokësor 75 të burgosur të rrezikshëm. Në qelitë e tyre u gjendën 200 qese me …
Publik News

‘Zhduken’ nga burgu nëpërmjet një tuneli nëntokësor 75 të burgosur të rrezikshëm. Në qelitë e tyre u gjendën 200 qese me …

Shumica e të arratisurve i përket një bande kriminale braziliane të njohur si “PCC”  ose Primeiro Comando da Capital.

“Të burgosurit gërmuan një kalim nëntokësor, siç e shohim nëpër filma, i gjithi me ndriçim të brendshëm,”- tha zëdhënësja e policisë Elena Andrada.

Zyrtarët gjetën qelitë të mbushura me rreth 200 qese dhe’.

Ministri i Brendshëm, Euclides Acevedo i përshkroi si shumë të rrezikshëm dhe tha se disa prej tyre mund të kenë kaluar tashmë në Brazil.

Ai shtoi se policia e Pedro Juan Caballero është në gatishmëri maksimale pas arratisjes masive të të burgosurve.

Ndërkohë drejtori i burgut dhe 6 zyrtarë të tjerë u pushuan nga puna, tha Perez.

Gjithashtu ministri u shpreh se tuneli në vetvete mund të ishte një karrem për të mbuluar bashkëveprimin e zyrtarëve dhe se është e mundur që të burgosurit thjesht mund të lejoheshin të dilnin nga porta kryesore e burgut.

PCC, një bandë e fuqishme, është organizata kriminale më e madhe e krimit të organizuar në Brazil.

Kryesisht kjo organizatë është e vendosur në Sao Paulo por është e shtrirë edhe në vende të tjera.

burg-paraguai1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.