E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhduket pa gjurmë ish-gazetari i Klanit, familja e shpall në kërkim
Lajme

Zhduket pa gjurmë ish-gazetari i Klanit, familja e shpall në kërkim

Një ish-gazetar i Tv Klan, i njohur si Lazion Cini, 30 vjeç, rezulton i zhdukur që prej datës 28 mars 2019 nga banesa e tij.

Lajmin e ka dhënë vëllai i tij në një lidhje telefonike me Report Tv, për emisionin “Pa gjurmë”.

“Në datën 28 mars është parë në ish-Bllok në sheshin Ëilson. Ka pasur kontaktin e fundit me një shok dhe më pas është zhdukur. Kontaktin e fundit e kam pasur po atë ditë. Kishte shenja depresioni. Atë ditë ka dalë  për kafe dhe rastësisht është takuar me atë shokun. Telefonin e ka pasur të fikur rreth orës 7 të pasdites. Ai kishte 3 vite që kishte lënë punën në media. Pati veshur atlete të verdha sportive dhe tuta sportive.”

Vëllai i tij ka dhënë edhe informacione identifikuese mbi Lazionin

“Vëllai im është pak a shumë brun me mjekër, me sy jeshil, është trup mesatar, 1.82 i gjatë. Ka një tatuazh në dorën e djathtë tribal në formë biçiklete.’, tha vëllai i Lazion Cinit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.