Zhvillimet e fundit në PD, Ambasadorja Yuri Kim takon Bashën
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takojë sot në orën 16:00 ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim. Takimi konfirmohet burime pranë zyres se kreut demokrat Basha.
Vlen për tu theksuar që ky është takimi i parë mes kryedemokratit dhe ambasadores pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Kujtojmë që ambasadorja Kim kishte kërkuar shkëputjen e PD-së nga ish-lideri historik Sali Berisha. Në takimin me Lulzim Bashën në fund të muajit qershor ajo u shpreh se forca e parë anti-komuniste në vend, “nuk mund të hajë barë” për interesat e një njeriu të vetëm.
Sali Berisha e konsideroi vendimin e Bashës si cenim të rëndë të sovranitetit të PD-së duke nisur një lëvizje në bazë të quajtur “Foltorja”, ku synon mbledhjen e Kuvendit të partisë dhe mbajtjen e një referendumi ku anëtarët të shprehen për vendimin e Bashës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



