Zidan: Ka për të qenë një vit i vështitë për REALIN
Megjithatë, ai shtoi se ky vit ka për të qenë tepër i vështirë për skuadrën e tij teksa si asnjëherë më parë numëron vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve të para të Ligës së Kampioneve.
“Nuk mendonim se do të përfundonte me dramë. Skuadra tregoi se di të reagojë. Rezultati i arritur tregoi se çfarë karakteri ka ekipi. Ne duam gjithmonë të fitojmë, nuk na kënaq barazimi. Është e vërtetë që nuk ditëm t’i shfrytëzojmë rastet në raport me dominimin e kontrollit të topit. Mora reagimin e duhur nga skuadra. Është një pikë e rëndësishme. E dimë se duke luajtur kështu, rezultatet do të vijnë. Përballja ishte e ashpër dhe lojtarët luftuan deri në fund. Ka për të qenë një vit i vështirë për ne, por sot duhet të jemi krenarë”, deklaroi për median spanjolle “Movistar” trajneri i Real Madridit Zinedin Zidan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



