Zjarr i fuqishëm në Maliq, 2 banesa shkrumbohen nga flakët
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Opar në Maliq, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Si pasojë e përhapjes së shpejtë të flakëve, dy banesa të pabanuara janë përfshirë nga zjarri dhe janë dëmtuar rëndë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata ka krijuar shqetësim te banorët e zonës.

Forcat zjarrfikëse ndodhen ende në terren dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit, si dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave të tjera dhe sipërfaqeve përreth.
Autoritetet lokale janë në gatishmëri, ndërsa pritet një bilanc më i detajuar mbi dëmet dhe shkaqet e zjarrit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



