E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr i madh në Krujë, rrezikohen 30 banesa dhe biznese
Lajme

Zjarr i madh në Krujë, rrezikohen 30 banesa dhe biznese

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një faqe mali në Krujë, duke rrezikuar banesa dhe biznese në zonën përreth.

Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit ndodhet në lagjen Abazaj, ndërsa flakët po afrohen me zonën e banuar dhe rrezikojnë rreth 30 banesa dhe disa biznese.

Situata në terren raportohet e vështirë për shkak të përmasave të zjarrit dhe rrezikut që flakët të përhapen më tej drejt banesave.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, në zonë ndodhet aktualisht një mjet zjarrfikës, ndërsa banorët kanë kërkuar shtimin e forcave për përballimin e situatës.

Banorët kërkojnë gjithashtu ndërhyrje nga ajri me helikopter, me qëllim vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe bizneset.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonës së banuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.