E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr KZAZ-së në Shkodër, shpallet në kërkim ish-deputeti i PD
Politikë

Zjarr KZAZ-së në Shkodër, shpallet në kërkim ish-deputeti i PD

Policia ka shpallur në kërkim ish-deputetin e PD, Bardh Spahia.

Kjo pas ngjarjes së djeshme në Shkodër, ku mbështetës të Partisë Demokratike i kanë vënë flakën materialeve të votimit që ndodheshin në ambientet e shkollës “Shejnza Juka”.

 

Sakaq, policia njoftoi se lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar 5 persona, si dhe u shpallën në kërkim 14 shtetas dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.bardh spahia

 

NJOFTIMI I POLICISE

identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, bënë arrestimin në flagrancë të 5 personave, konkretisht:

G. B., 29 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm”, Shkodër

A. N., 41 vjeç, banues ne lagjen “Guerrile”, Shkodër, punonjës i Policisë së Bashkisë Shkodër

A. G., 50 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër

A. N., 39 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër

O. Th., 17 vjeç, banues në Shkodër

Janë shpallur në kërkim policor 14 shtetas dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.