E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët afrohen pranë Ujit të Ftohtë
Lajme

Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët afrohen pranë Ujit të Ftohtë

Temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve

Një vatër zjarri me përmasa të konsiderueshme është aktivizuar në zonën mbi tunelin e Vlorës, duke krijuar rrezik real për banesat dhe hapësirat turistike pranë Ujit të Ftohtë. Flakët përfshinë sipërfaqe të gjera me shkurre dhe bimësi të ulët, duke u përhapur me intensitet për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta që kanë karakterizuar zonën.

Situata u bë alarmante pasi zjarri iu afrua zonave të banuara dhe frekuentuara nga pushuesit, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse dhe Policisë bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve. Deri në këto momente, nuk raportohen dëme në njerëz apo në ndërtesa, duke shmangur një përshkallëzim më të rëndë të situatës.

Paralelisht, një tjetër vatër zjarri është regjistruar edhe në zonën e Qafë Thanës, ku flakët përfshinë një pjesë të kodrinave përreth. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga djegia e gomave, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e shpejtë të tij.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht në kushte të temperaturave ekstreme dhe erërave të forta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.