E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në Fier e Vlorë, rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë
Lajme

Zjarr në Fier e Vlorë, rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë

Zjarri në kodrat e Pojanit po përhapet i favorizuar nga era, me rrezik për Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Një tjetër vatër në Delisuf të Vlorës ka përfshirë sipërfaqe me pemëtari dhe një stallë ku ruheshin balla bari.

Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Fier dhe Vlorë, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Në Fier, zjarri ka përfshirë kodrat e Pojanit, duke rrezikuar të përparojë drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, ndërsa nga zona shihet një re e madhe tymi që është ngritur mbi kodra dhe po përhapet në territorin përreth.

Afërsia e zjarrit me parkun arkeologjik dhe era e fortë shtojnë shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të flakëve. Pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar avancimin e zjarrit drejt zonës arkeologjike.

Zjarr edhe në Delisuf të Vlorës, flakët përfshijnë pemëtari dhe një stallë

Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Delisuf të Vlorës, ku flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë kryesisht sipërfaqe me pemëtari.

Zjarri ka përfshirë edhe një stallë bagëtish. Fatmirësisht, në momentin e rënies së flakëve nuk kishte kafshë brenda saj, por në objekt ndodheshin balla bari të destinuara për ushqimin e tyre.

Sipërfaqe të mëdha janë përfshirë nga zjarri, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Në përpjekjet për të frenuar përhapjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.