E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në ‘Majën e Çukës’; flakët përhapen me shpejtësi
Lajme

Zjarr në ‘Majën e Çukës’; flakët përhapen me shpejtësi

Një tjetër vatër e rrezikshme zjarri ka rënë në parqet kombëtare në vend. Bëhet me dije se mesditën e sotme një vatër zjarri ka rënë në zonën e Parkut Kombëtar të Tomorot në Berat (pjesa e Skraparit), duke djegur kurorën me pisha.

Autoritetet vendore sqaruan se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj dhe flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

Drejt vendngjarjes janë nisur dhjetëra punonjës të zjarrfikëses, pyjores dhe policisë së Skraparit dhe Poliçanit. Ndërhyrja nga terreni cilësohet e vështirë, teksa pritet të kërkohet edhe ndihma nga ajri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.