E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në malin e Shashicës, flakët përhapen të favorizuara nga era
Lajme

Zjarr në malin e Shashicës, flakët përhapen të favorizuara nga era

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, në Vlorë, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse.

Flakët janë duke u përhapur në terren, ndërsa era favorizon përparimin e zjarrit dhe e bën më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve për izolimin dhe shuarjen e tij.

Pas marrjes së alarmit, shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt zonës dhe kanë nisur operacionin për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

Për momentin, nuk ka të dhëna për dëme në banesa apo persona të rrezikuar, ndërsa vijon ndërhyrja në terren.

Situata mbetet dinamike dhe pritet që ekipet zjarrfikëse të vijojnë punën për izolimin e vatrës, ndërsa kushtet e erës mbeten një faktor që mund të ndikojë në përhapjen e flakëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.