Zjarr në një fabrikë pijesh në Libohovë
Raportohet se një zjarr ka shpërthyer në fabrikën e prodhimit të lëngjeve AMITA në Libohovë. Flakët dyshohet se u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike, dhe kjo ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat e Zjarrfikëses nga Libohova, Gjirokastra dhe Dropulli janë prezent në vendngjarje për të luftuar zjarrin dhe t’i vënë nën kontroll. Megjithatë, arsyet e këtij zjarri ende nuk dihen, dhe punohet për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Është vënë re një rritje e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin, ndikuar edhe nga temperaturat e larta gjatë kohëve të fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



