E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në Shkozet, bllokohet aksi Plepa-Durrës
Lajme

Zjarr në Shkozet, bllokohet aksi Plepa-Durrës

Një situatë alarmante është krijuar në aksin rrugor Plepa–Durrës, i cili është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet e lëvizjes për shkak të një zjarri të fuqishëm që ka përfshirë disa magazina në zonën e Shkozetit.

Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke ndërprerë qarkullimin e automjeteve dhe duke vendosur një perimetër sigurie, pasi flakët janë shoqëruar edhe me shpërthime të forta. Dyshohet se në një prej magazinave të përfshira nga zjarri ndodheshin fishekzjarre, çka ka rritur ndjeshëm rrezikun për përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Në terren vijon operacioni i zjarrfikësve, të cilët po përballen me vështirësi serioze gjatë ndërhyrjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se disa mjete zjarrfikëse kanë mbetur pa ujë, duke vështirësuar përpjekjet për vënien nën kontroll të situatës.

Zjarri fillimisht shpërtheu në një magazinë dhe më pas u përhap me shpejtësi edhe në një objekt tjetër pranë saj, duke mbajtur në alarm të gjithë zonën. Autoritetet po punojnë për izolimin e plotë të vatrës dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe bizneset përreth.

Ndërkohë, qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë larg zonës dhe të shmangin çdo lëvizje drejt segmentit Plepa–Durrës deri në stabilizimin e situatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.