E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në Shushicë të Vlorës, flakët rrezikojnë tre banesa
Lajme

Zjarr në Shushicë të Vlorës, flakët rrezikojnë tre banesa

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një zonë pranë fshatrave Bunavi dhe Grabian, në Njësinë Administrative Shushicë të Vlorës, duke krijuar rrezik për disa banesa që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, flakët janë afruar deri pranë tre banesave, duke detyruar shërbimet zjarrfikëse të ndërhyjnë me shpejtësi për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur objektet e rrezikuara.

Në zonë janë nisur dy automjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës. Ndërhyrja është përqendruar veçanërisht në parandalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave.

Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar. Situata vijon të mbahet nën monitorim nga shërbimet në terren.

Ndërkohë, ende nuk janë përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe nuk ka një informacion të saktë mbi sipërfaqen e përfshirë nga flakët. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, në varësi të situatës në terren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.