E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr pranë Ranës së Hedhun, flakët avancojnë drejt pyllit me pisha
Lajme

Zjarr pranë Ranës së Hedhun, flakët avancojnë drejt pyllit me pisha

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën turistike të Ranës së Hedhun, ku flakët janë përhapur me ritme të shpejta drejt sipërfaqeve të mbuluara me pisha dhe bimësi të dendur.

Terreni i vështirë dhe kushtet në zonë kanë komplikuar punën e forcave zjarrfikëse, të cilat ndodhen në terren dhe po vijojnë ndërhyrjen për izolimin e vatrës aktive. Përhapja e flakëve është ndihmuar edhe nga bimësia e thatë, duke rritur rrezikun për zgjerimin e zjarrit në një sipërfaqe më të madhe.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është afruar pranë disa strukturave akomoduese të zonës, çka ka shtuar masat për mbrojtjen e objekteve dhe shmangien e dëmeve materiale.

Ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar rrezikun që situata të dalë jashtë kontrollit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.