E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr pranë stadiumit të Kukësit, flakët përfshijnë kurorën me pisha
Lajme

Zjarr pranë stadiumit të Kukësit, flakët përfshijnë kurorën me pisha

Një zjarr ka përfshirë kurorën me pisha pranë stadiumit të Kukësit, duke shkaktuar shqetësim për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, e favorizuar edhe nga era.

Vatra e zjarrit u evidentua rreth orës 13:20. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet zjarrfikëse u nisën drejt zonës dhe ndërhynë për izolimin e flakëve, duke synuar që zjarri të mos përhapej në sipërfaqe të tjera.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan dy automjete zjarrfikëse. Pas ndërhyrjes së efektivëve, flakët u vunë nën kontroll dhe vatra u shua plotësisht.

Pas përfundimit të operacionit, grupi hetimor ka nisur verifikimet në terren për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.