E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarret në Patos, Mallakastër e Roskovec, helikopteri ‘COUGAR’ i Forcave Ajrore nis operacionin për shuarjen e flakëve
Publik News

Zjarret në Patos, Mallakastër e Roskovec, helikopteri ‘COUGAR’ i Forcave Ajrore nis operacionin për shuarjen e flakëve

Helikopteri i Foracve te Armatosura shuan zjarret ne Patos, Mallakaster dhe Roskovec

Këtë verë Shqipëria është përballur me një numër të lartë të zjarreve që kanë djegur sipërfaqe të mëdha me pyje dhe kullota.

Rasti më i fundit janë vatrat e zjarreve në Patos, Mallakastër dhe Roskovec, ku terreni i vështirë e ka bërë të pamundur punën e zjarrëfikësve për të shuar flakët.

Ndaj Forcat e Armatosura kanë përfshirë në operacion helikopterin “Cougar”, i cili është nisur drejt këtyre vatrave për të shuar zjarret që kanë 3 ditë që rrezikojnë edhe shtëpitë e banorëve.

Zjarret kanë djegur disa hektarë në pyjë pyje, por fatmirësisht ende nuk është prekur kurora e pishave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.