Zjarri në aeroportin e Londrës shkakton vonesa për fluturimet drejt Tiranës dhe Prishtinës
Fluturimet nga dhe për aeroportin Stanstead në Londër janë pezulluar këtë mëngjes pas një zjarri që shpërtheu gjatë natës në ambientet e pritjes, duke detyruar evakuimin e mijëra pasagjerëve dhe pezullimin e shumë fluturimeve.
Edhe pse zjarri është shuar, kontrollet e sigurisë dhe trenat drejt aeroportit nuk kanë funksionuar normalisht deri në orët e para të ditës, duke shkaktuar kaos në terminalin e tejmbushur. Pasagjerëve u kërkohet të verifikojnë statusin e fluturimeve përpara nisjes dhe të planifikojnë kohën e mbërritjes në aeroport, i cili ndodhet rreth 50 km në verilindje të Londrës.
Aeroporti i Stanstead është pika kryesore për fluturimet e linjës low-cost Ryanair drejt Tiranës dhe Prishtinës dhe është i treti më i madh në Londër, ku javën e kaluar u ul edhe Air Force One i presidentit Trump gjatë vizitës së tij në Britani.
Autoritetet vazhdojnë përpjekjet për rikthimin e normalitetit në funksionimin e aeroportit dhe pasagjerët paralajmërohen për vonesa të mundshme deri në stabilizimin e plotë të situatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



