Zjarri në Athinë/ Ministri: Zjarret të qëllimshme, kryeministri nuk ma pranoi dorëheqjen
Ndërkohë që shumë fshatra rreth Athinës janë shndërruar në gërmadha, autorietet greke vazhdojnë të kërkojnë autorët.
Ministri grek i Rendit dhe Mbrojtjes ka deklaruarzjarret që u morën jetën 83 qytetarëve ishin të qëllimshme.
Nikos Toskas është shprehur se ka paraqitur dorëheqjen, por nuk i është pranuar nga kryeministri Aleksis Tsipras.
Ai njoftoi se ka arrestuar katër persona, nën dyshimet për zjarrvënie të qëllishme, por theksoi hetimi për shkakun e zjarreve, të cilat u fuqizuan për shkak të temperaturave përvëluese dhe erës së fortë, nuk do të fillojë derisa zona të jetë vënë nën kontroll.
Toskas ka deklaruar se:
Autoritetet greke kanë indikacione serioze se zjarret që përfshinë periferinë e Athinës të hënën, duke vrarë më shumë se 80 vetë dhe duke plagosur qindra të tjerë kanë qenë të qëllimshme. Këto zjarre nuk janë aq të pafajshme”.
Grekët nga ana tjetër spekuluan se zjarret mund të ishin shkaktuar me qëllim nga pronarët e tokave që dëshironin të spastronin pyjet e mbrojtura për ndërtim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



