E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri në Selenicë, dhjetëra makina shkrumbohen nga flakët
Lajme

Zjarri në Selenicë, dhjetëra makina shkrumbohen nga flakët

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mesditën e së mërkurës një pikë grumbullimi automjetesh për pjesë këmbimi në fshatin Penkovë, në Bashkinë e Selenicës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke djegur dhjetëra automjete dhe duke shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike për biznesin. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan intensivisht për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat përreth.

Sipas pronarit të aktivitetit, Tomian Hysaj, dëmi ekonomik llogaritet rreth 35 milionë lekë të vjetra. Ai u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe qendrore për mbështetje, duke theksuar vështirësinë për të përballuar pasojat financiare të kësaj ngjarjeje.

Nga ana tjetër, shefi i Emergjencave Civile në Bashkinë e Selenicës, Arqile Kokalli, bëri me dije se falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit mes forcave zjarrfikëse nga Selenica, Vlora dhe Himara, u arrit të vihej situata nën kontroll në kohë, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.