E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri në spitalin COVID 3, Ministrja e Shëndetësisë shkon në vendngjarje: Nuk është lënduar asnjë person!
Lajme

Zjarri në spitalin COVID 3, Ministrja e Shëndetësisë shkon në vendngjarje: Nuk është lënduar asnjë person!

Flakët përfshinë zonën jeshile, jo repartet e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka qenë vizituar ambientet e spitalit Covid-3 të cilat u përfshinë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune. Në një prononcim për media, Manastirliu bëri me dije se zjarri nuk ka rënë në asnjë nga repartet ku ofrohet shërbim ndaj pacientëve, por ka rënë në zonën jeshile, tek ish-reparti i kirurgjisë e cila është një strukturë mbështetëse.

Teksa bën me dije se nuk ka asnjë të lënduar, Manastirliu thekson se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

“Menjëherë janë informuar strukturat përgjegjëse për hetimin. Deri atëherë mund t’ju siguroj se pacientët dhe stafi spitalor janë mirë, pasi incidenti ka ndodhur në zonën jeshile, te reparti i ish-kirurgjisë e cila është një strukturë ndihmëse për spitalin Covid.

Janë mbi 70 pacientë dhe dua ta theksoj se nuk është prekur nga ky incident asnjë prej tre pavioneve. Mjetet janë marrë në kohë, shërbimi i zjarrfikëses ka ardhur në kohë dhe po bëhet dhe një investigim për të zbuluar shkaqet. Ka disa pista që po hetohen dhe menjëherë sa të kemi të dhënat do t’i bëjmë publike. Ka qenë një incident në zonën ku nuk ofrohen shërbime dhe jemi në pritje të ekspertizës që do të përcaktojë shkakun e rënies së zjarrit”, tha Manastirliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.