E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zoti Kryeministër,fryma e PESIMIZMIT po na mpak jetën!
OP-ED

Zoti Kryeministër,fryma e PESIMIZMIT po na mpak jetën!

Zoti Kryeministër,
E ndjeni që mes njerëzve është krijuar një frymë pesimizmi dhe mungese shprese? Nëse nuk e ndjeni , kjo ndoshta ndodh dhe për shkak të atyre që ju I mbani pranë dhe jua fshehin realitetin. E di që do thoni se jeni cdo ditë mes njerëzve për bashkqeverisjen, por nëse I lini njerëzit të shprehen me siguri do ta kuptoni këtë frymë!
Ose shikoni kërkesat për llotari ameriaken, apo shihni kërkesat për të ikut jashtë për punë ose për studime.Janë shumë, dhe ky nuk është tregues i europianizimit dhe civilizimit të shqiptarëve, por e frymës negative që ka përfshirë vendin!

Po jua them me shumë sinqeritet që “ideja se ky vend nuk bëhet më” nuk është ide fiktive e mbjellë nga media, e cila për hirë të së vërtetës po kontribuon maksimalisht që tua nxijë jetën njerëzve. Jo! Eshtë një ide që po zë në rrjetë cdo familje. Dhe kjo është një fatkeqësi kombëtare!
Ju thoni se nuk ka specialist! Unë jam me ju në këtë konkluzion, por a e dini se sa paguhen në kompanitë private edhe specialistët? Një pagë qesharake që në rastin më të mirë kap pagën minimale të përcaktuar nga ju! Dhe mos harroni se me këtë pagë nuk mund të paguhen dot as taksat që ju me të drejtë kërkoni ti mblidhni!
Ka një frymë pesimizmi që ka rritur shumë stresin e përditshëm. Shërrte, vrasjet dhe vetvrasjet janë aty pas derës, cdo ditë! Dhe nuk është stress I zhvillimit, por stress I mungesës së shpreses!
Unë them se ata që nuk e duan këtë vend ia dalonë edhe falë demagogjisë dhe politikave tuaja, ta bëjnë Shqipërinë një vend “ku nuk mund të ketë më shpresë”. Ia dolën ti detyrojnë shqiptarët të marrin rrugët e botës!

Shqiptarët janë mpirrë në gjykimin e tyre, janë tkurrur në besimin për të ardhmen. Megjithëse ne nivelin makro situate është më e mirë se dikur, në nivelin mikro xhepat e familjeve janë bosh dhe në këto kushte pesimizmi e kthen në imperativ idenë e “ikjes” nga vendi me slloganin vdkjeprurës kombëtar “ky vend nuk bëhet”!
Z. Kryeministër, nëse arrini të dalloni këtë llojë fryme jam e bindur se do ndryshoni politikat dhe mënyrën tuaj të komunikimit me njerëzit.

Bëjeni këtë sot, sepse nesër do jetë shumë vonë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.