E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zoti na ruajt, se për qeverinë ne nuk ekzistojmë!
Publik News

Zoti na ruajt, se për qeverinë ne nuk ekzistojmë!

Qeveria italiane dje në një mbledhje rekord 5 orë të gjatë, ka vendosur masa drastike për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Situata është realisht shumë shumë shqetësuese. Për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë të jesh mjek.
Probabiliteti që virusi të vijë në Shqipëri është i lartë. Përballë këtij rreziku të jashtëzakonshëm qeveria duket se është ende në gjumë.
Nuk kemi asnjë strukturë të specializuar apo gjysëm të specializuar. Nuk kemi mjete, veshje, pajisje. Nuk kemi gati as karantinën. Nuk dimë ku jemi praktikisht. Kemi vetëm disa mjekë në pikat kufitare (prej dy ditësh) që masin temperaturën. Kjo është qesharake.
Pse nuk kërkohet ndihma e OBSH. Pse nuk kërkohet ndihma e Italisë dhe Greqisë?
Çfarë presim kur virusi ka një muaj që infekton botën? Mirë që jemi të papërgatitur, po përse jemi kaq të papërgjegjshëm?
Kjo situatë nuk luftohet me konferenca shtypi. Kërkohet patjetër marrja që tani e masave drastike. Nesër do të jetë vonë. Apo do ta kalojmë me batuta, siç u veprua me tërmetin?
Zoti na ruajt, se për qeverinë ne nuk ekzistojmë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.